E keni parasysh kur udhëtoni në ndonjë rrugë fshati dhe mbeteni pas një traktori? Gjithmonë përpiqeni të parakaloni.
Por me këtë traktor do jetë shumë e vështirë.
Rickard Nilsson, një fermer nga Suedia e ka modifikuar traktorin e tij duke i vendosur një motor Volvo 240 turbo.
Tani, me një motor të tillë, ai mund të kapë 50 kilometra në orë për pak sekonda. Madje arrin një shpejtësi deri në 80 kilometra në orë.
Jo më kot e quan traktorin Terror.
Para pak ditësh ai ka hedhur videon në YouTube dhe shumë shpejt ajo është klikuar nga mbi 2 milion njerëz.
Aty fermeri shihet edhe duke manovruar me frenat e duke bërë disa rrotullime.