Rihanna kopjon Tunen (VIDEO)
Këngëtarja ka kënaqur në mënyrën e saj publikun në "Condesa Plaza" në Meksiko
Rihanna ka shënjuar natën hapëse të turit të saj "777", me një performancë befasuese. Ylli i "pop"-it ka kapur vazhdimisht me dorë pjesët intime, për të kënaqur publikun në "Condesa Plaza" në Meksiko, por edhe për të siguruar se do të tërhiqte vëmendjen me veprimet e saj. E të thuash që s'ishte veshur në mënyrë edhe aq sensuale, por vetëm me pantallona treçerekëshe të zeza dhe një xhaketë lëkure, me shirita të kuq.
Rihanna i dha start dje në Los Angeles turit të përbërë nga shtatë data, në shtatë vende, brenda shtatë ditësh. Gjithçka e festoi me shampanjë në "Boeing"-un e saj privat, që do ta transportojë atë nga qyteti në qytet. Ajo ka pozuar edhe në kabinën e komandës, duke pretenduar se do të pilotonte avionin.