Rita Ora do të jetë në sheshin “Skënderbeu” më 28 nëntor në orën 20:00, në koncertin e madh me rastin e përvjetorit të 100-të të shpalljes së Pavarësisë.
Njoftohet se këngëtarja nga Londra (e lindur në Prishtinë) ka anuluar çdo koncert dhe ka boshatisur agjendën e saj vetëm për të qenë e pranishme në Tiranë ditën që shënon 100 vjet shtet shqiptar.
Ajo do të këndojë “live” dhe sipas mediumeve shqiptare, i vetmi kusht që ajo ka kërkuar ka qenë që t’i paguhet anëtarët e bandës së saj dhe instrumentistët, me të cilët ajo këndon në çdo koncert anembanë botës.