Pages

Protestuesit largohen nga Autostrada, përurimi bëhet pa ceremoni shtetërore (video)



Gjurgjicë, 27nëntor - Një fëmijë, një plak dhe një plakë, në organizim të Bechtel - Enka, punëkryesit, simbolikisht, kanë bërë përurimin e Autostradës së Kombit  “Ibrahim Rugova ” që lidh Kosovën e Shqipërinë nga Vërmica në Prishtinë. Ata kanë prerë shiritin e kuq në prani ndoshta dhjetë qytetarëve e policëve të pranishëm, transmeton KTV.

Ceremonia solemne që ishte paraparë për në orën dhjetë nuk u mbajt për shkak të protestave që bashkëluftëtarë të Famtir Limajt mbajtën duke demoluar skenën solemne në të cilën pritej të mbanin fjalimet e tyre Hashim Thaçi e Sali Berisha.
Përurimi u bë pas përfundimit të protestave që motiv kishin lirimin Fatmir Limajt.

Për më gjatë se dy orë, ata kanë qëndruar në fshatin Gjurgjicë, në vendin dhe kohën kur ishte paraparë mbajtja e ceremonisë së përurimit të kësaj autostrade e cila lidh Kosovën dhe Shqipërinë me një infrastrukturë moderne rrugore.
Protestuesit, me brohoritjet "Liri për Fatmir Limajn", kishin dalë për të kundërshtuar arrestimin e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe tre ish bashkëluftëtarëve të tij.