`
Kaos në Shkup, dhjetëra të lënduar, ka edhe të arrestuar
Publikuar: 01.03.2013 - 18:14
Shkup, 1 mars (E plotësuar) - Kaos i vërtetë ka ndodhur në rrugët e Shkupit pak minuta pas orës 16. Dhjetëra qytetarë të lënduar shumë vetura e objekte të thyera. Protestat e tifozëve maqedonas kundër emërimit të Talat Xhaferrit për ministër të Mbrojtjes u kthyen në incident masiv ndëretnik. Në një protestë të paralajmëruar nëpërmjet rrjetit social Facebook, qindra të rinj nga grupe të ndryshme tifozësh dolën sot në rrugë në protestë veçanërisht përpara Qeverisë. Thirrjet e tyre kundër Talat Xhaferrit degraduan në sulme me gurë, ndërsa pjesë nga turma vazhduan rrugëtimin zinxhir në sulmimin e qytetarëve. Sipas informatave të para jozyrtare, janë rrahur dhjetëra shqiptarë, kalimtarë të rastit. Pas ndalimit pranë zonës së kafeterive në bregun e lumit Vardar, të rinjtë tifozë kanë sulmuar rëndë edhe një qytetar shqiptar pranë restorantit ‘Anja’. Mësohet se pas rrahjes së rëndë, shqiptari i sulmuar është dërguar në Spitalin e Qytetit. Policia për momentin thotë se ka njohuri për tre qytetarë të lënduar, 5 policë dhe shumë vetura të thyera, që nuk është bilanci përfundimtar i këtyre trazirave.
Prania e policisë mbetet ende e lartë, veçanërisht pas alarmimit të situatës, kur grupi i tifozëve tentoi të hynte në lagjet shqiptare, konkretisht në Çarshi. Nga MPB konfirmojnë serinë e incidenteve, dhe theksojnë se vazhdojnë gjurmimin e autorëve të dhunës.
Si mëson Alsat M, ka edhe të arrestuar, kryesisht në lagjen Aerodrom të Shkupit dhe në qendrën e qytetit.
18:14 Branitellat sulmojnë disa shqiptarë dhe ndërtesën e qeverisë në Shkup
Shkup, 1 mars - Të rinj të shumtë maqedonas, të cilët po protestonin kundër ministrit të ri të emëruar të Mbrojtjes, Talat Xhaferri, kanë sulmuar disa shqiptarë në sheshin e Shkupit.
Siç njoftojnë mediet vendase, të cilat kanë publikuar edhe foto nga vendi i ngjarjes, turma e të rinjve është zhvendosur në sheshin e Shkupit, me qëllim që përmes Urës së Gurit të kalonte edhe në anën tjetër të Shkupit.
Një pjesë e tyre kanë pikasur disa shqiptarë, të cilët po kalonin urën, dhe ju janë vërsulur duke i grushtuar dhe shqelmuar.
Policia ka vonuar me reagimin, por ka arritur të ndalojë disa persona. Forcat e sigurisë kanë vënë një kordon përpara Urës së Gurit për të parandaluar kalimin e protestuesve në anën tjetër të Shkupit.
Si njofton Zhurnali, Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë versionin e saj fillestar për ngjarjet e dhunshme të ndodhura pasditen e sotme.
Sipas zëdhënësit Ivo Kotevski, protesta e paralajmëruar në shenjë revolte kundër ministrit të Mbrojtjes, Talat Xhaferi, ka degjeneruar në momentin kur disa protestues me maskë në fytyrë kanë hedhur gurë në drejtim të Policisë dhe godinës së Qeverisë.
“Turma është drejtuar më pas nga qendra e qytetit, ku kanë sulmuar fizikisht disa qytetarë. Nuk kemi informacione të sakta se cili është numri i personave të lënduar”, ka deklaruar Kotevski.
Sipas tij, numri i policëve që janë ankuar për lëndime është i madh.
Ndërkohë, gazetari i “Zhurnal” ka informuar se protestuesit maqedonas kanë sulmuar me gurë edhe autobusin nr. 9, në stacionin përpara pishinës “Olimpik” në Shkup.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ndihma e shpejtë.
Ky grup protestuesish ka sulmuar sot me gurë edhe ndërtesën e Qeverisë dhe pjesëtarët e Policisë, të cilët e sigurojnë godinën e ekzekutivit.
Incidenti ka ndodhur në protestën e organizuar nga partia “Dinjiteti”, kundër zgjedhjes së ish-komandantit të UÇK-së, Talat Xhaferri në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.
Ditë më parë, “Dinjiteti” ka informuar se do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për një referendum kundër emërimit të pjesëtarëve të UÇK-së në funksionin e ministrit të Mbrojtjes.

Subscribe to:
Comments (Atom)